Aktualitet

VIDEO / ‘Shpejtësi dhe çmenduri’ në aksin Sauk-TEG, ndalet piloti me BMW me 183 km/h

17 Dhjetor 2021, 06:52 Nga DOSJA
VIDEO / ‘Shpejtësi dhe çmenduri’ në aksin Sauk-TEG,

TIRANË – Policia Rrugore e Tiranës ka kryer një kontroll me radar në aksin Sauk – TEG, në të dyja kahet e lëvizjes, nga ora 20:00 deri në orën 00:30 të mëngjesit, ku janë evindentuar 23 shoferë, që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.

Gjithashtu, sipas policisë, janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh  me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie. Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Në Sauk-Teg në të dyja kahet e lëvizjes. Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle me radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën  00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit. Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh  me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie. Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit. Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Mos fluturoni në dhe mos abuzoni me alkoolin në timon! Policia Rrugore me dragera e radarë është në rrugë 24/7. Nuk është aksion, është punë e pandërprerë vetëm e vetëm për një qëllim, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore policia rrugore tiranë kontrolle nga policia rrugore policia rrugore tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 20:51

KPA çel hetimin gjyqësor për Anita Jellën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor për çështjen e prokurores Anita Jella, pasi administroi provat e dorëzuara...