Aktualitet

Artan Hoxha: Për dënime si i Llallës i vështirë ekstradimi, mediat italiane heshtën

17 Dhjetor 2021, 06:43 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Për dënime si i Llallës i vështirë

TIRANË – Në emisionin ‘Drejt’ nga Luan Rama në ‘RTV Ora’, gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, teksa vuri në dukje faktin se asnjë media italiane nuk e publikoi lajmin për arrestimin e tij. Sipas Hoxhës, atij si qytetar shqiptar i intereson që Adriatik Llalla, që deri dje ishte Prokuror i Përgjithshëm të marrë dënimin apo burgun që meriton.

“Asnjë media italiane nuk e publikoi lajmin, arrestimin e Llallës, sepse nuk kanë pasur informacion. Prandaj nuk ka pasur as lajme në Shqipëri. Mua si qytetar shqiptar më intereson që Llalla, që deri dje ishte prokuror i përgjithshëm dhe të marrë dënimin apo burgun.”, u shpreh ndër të tjera Artan Hoxha.

Hoxha vijoi më tej duke thënë se tani e dimë se ku është adresa e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Llalla, ndërsa shtoi se për dënime të tilla, nën 4 vite, është e vështirë që të ndodhë ekstradimi i Llallës për dënimin e dhënë nga vendi ynë.

“Tani e dimë se ku është adresa e ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Ai është në Itali dhe atje do të dërgohet dosja shqiptare. Me aq sa kam unë informacion, për dënime të tilla, nën 4 vite, është e vështirë që të ndodhë ekstradimi. Autoritetet tona nxitojnë në raste të tilla sepse u duket si sukses. E bëjnë qëllimisht këtë gjë. Për Klement Balilin tregonte një sukses për shtetin, ndërsa videoja që publikova unë me dorëzimin tregonte një diskretitim.”, u shpreh më tej Hoxha.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla artan hoxha adriatik llalla artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 20:51

KPA çel hetimin gjyqësor për Anita Jellën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor për çështjen e prokurores Anita Jella, pasi administroi provat e dorëzuara...