Aktualitet

LËVIZJA! Berisha cakton datën: Më 20 dhjetor protesta e parë kundër Ramës

16 Dhjetor 2021, 20:38 Nga DOSJA
LËVIZJA! Berisha cakton datën: Më 20 dhjetor protesta e parë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije datën e protestës së parë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij në emisionin “Opinion”, Berisha tha se protesta e parë do të zhvillohet më 20 shtator, duke bërë me dije edhe dy qëllimet kryesore.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Andi Tela: Do keni përfaqësues në Kuvendin e Bashës?

Berisha: Për ne ka rëndësi një gjë. Kemi firmat e 4460 mijë delegatëve. Ata që kanë votuar tek ne nuk shkojnë atje. Unë besoj se gjykatësi foli. Ai (Basha) as në ëndërr nuk i ka parë këto.

Fevziu: A keni keqardhje për situatën brenda PD? Ç’ndodh më datë 19?

Berisha: Kjo është krizë shumë e rëndë. Kjo krizë në mënyrë të pabesueshme u tejkaluar. Sot PD është në kuotën e 25 prillit, nuk është shumicë, por është ngjitur në polle. Demokratët u ngritën si feniks. U ngritën me thirrjen e një njeriu që ka 8 vite që nuk i ka takuar. U ngritën nga një njeri që mund të mos njihej më nga shumë prej tyre. Është thirrje e brendshme. Në datën 19 dhjetor, më 20 dhjetor është protesta e shqiptarëve. Ka dy qëllime, e para kundër Ballkanit të Hapur dhe vjedhjes kombëtare. Më datë 20 kombi është në protestë. Kjo është populizëm? Po, është! Unë e paralajmërova Vuçiçin që të mos nisej për në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike protesta 20 dhjetor 2021 sali berisha protesta 20 dhjetor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 20:51

KPA çel hetimin gjyqësor për Anita Jellën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor për çështjen e prokurores Anita Jella, pasi administroi provat e dorëzuara...