Aktualitet

Skandali me antibiotikët/ Ministria e Bujqësisë: Do t’i verifikojmë dhe merren masa

16 Dhjetor 2021, 20:09 Nga DOSJA
Skandali me antibiotikët/ Ministria e Bujqësisë: Do t’i

TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar në lidhje me skandalin e antibiotikëve të kafshëve, ku u zbuluaqytetarët po marrin sasi të mëdha të antibiotikëve përmes produkteve shtazore. Me anë të një postimi në Facebook, Ministria shkruan se ka nisur një proces analizimi për të evidentuar nevojat për ndërhyrje ligjore. Në postim shkruhet se rastet specifike që u trajtuan mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Top Story’ po verifikohen me prioritet dhe nëse do të rezultojnë në shkelje do të merren masa.

Postimi i Plotë:

Reagim Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e konsideron sigurinë ushqimore shtyllë kryesore të fushës së saj të veprimit. Duke falënderuar Top Channel, për çështjen e rëndësishme të trajtuar në emisionin “Top Story”, me titull “Antibiotikët e Kafshëve”, të transmetuar në datën 15 dhjetor 2021, bëjmë me dije për opinionin publik sa më poshtë: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një proces analizimi për të evidentuar nevojat për ndërhyrje ligjore, rregullative dhe përputhshmërie në fushën e veterinarisë.

Ky proces, po shqyrton ndër të tjera edhe rregulloret për tregtimin e produkteve mjekësore veterinare, aktet nënligjore dhe procedurat në fuqi në fushën e veterinarisë, konkretisht në importin, regjistrimin dhe tregtimin e produkteve mjekësore veterinare. Theksojmë se, rastet specifike të trajtuara në emision, po verifikohen me prioritet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe sigurojmë konsumatorin se ku do të rezultojnë shkelje do të merren masa të menjëhershme. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Top Story” u denoncua rasti i shitjes së antibiotikëve të kafshëve pa asnjë recet dhe asnjë kontroll. Farmacitë veterinare shesin antibiotikë për kafshët te fermerët pa asnjë receta dhe asnjë këshillë se cilat janë efektet e tyre në organizmin e njeriut.

(I.A/dosja/al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike antibiotike pa recete ministria e bujqesise antibiotike pa recete ministria e bujqesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 20:51

KPA çel hetimin gjyqësor për Anita Jellën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor për çështjen e prokurores Anita Jella, pasi administroi provat e dorëzuara...