Politike

“Berisha u çonte mesazh”/ Basha: Pse frikësohet? Më 11 dhjetor, i morën forcërisht

16 Dhjetor 2021, 21:01 Nga DOSJA
“Berisha u çonte mesazh”/ Basha: Pse frikësohet? Më

TIRANË– Kryedemokrati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendoi se ish-kryeministri Sali Berisha u ka çuar mesazh të gjithë anëtarëve të PD që të mos shkojnë në Këshillin e thirrur në 18 dhjetor. Gjithashtu gjatë fjalës së tij në emisionin “Open”, Basha pretendoi se demokratët ishin mbledhur forcërisht në Kuvendin e 11 dhjetorit. Sipas tij, të gjithëve u ishte përmendur puna dhe nderet e së shkuarës për të kapur numrin e përcaktuar të demokratëve në stadium.

PJESË NGA BISEDA: 

Basha: Ne jemi shumica, pse Berisha i çon mesazh personal delegatëve apo anëtarëve të këshillit mos shkoni në këshill kombëtar, dhe shumica erdhi dhe voti të dielën në darkë. Tani një njeri që ka shumicën s‘ka pse frikësohet pse do u thojë shkruajini besëprerë në formular. Edi Ramës i intereson tubi i oksigjenit që është Sali Berisha.

Basha: Lulzim Basha: Nuk kanë votuar. Kanë qenë njerëz të cilët kanë qenë detyruar me mënyrat më të ulëta. Të kam futur në punë, ma ke detyrim të vish.

Analisti: Po provat?

Lulzim Basha: Po nuk je ti juria dhe unë nuk e dua këtë gjyq. Unë dua një gjyq tjetër që ti dhe ata që sillen si ti por ua mohojnë shqiptarëve, dua gjyqin për Edi Ramën, dua rrëzimin e këtij regjimi. Po, do vijnë në Kuvend sepse e dinë që me 18 dhjetor Partia Demokratike ka Kuvend ndërsa aty një pjesë prej tyre, nëse do t’i lexoj thonë zemërthyer që na kanë detyruar, na kanë kujtuar se si na kanë futur në punë. Na kanë kujtuar këtë dhe atë, na kanë marrë me dhjetëra herë në telefon dhe jemi të detyruar të shkojmë aty, por kemi firmosur me 18 dhe do të vijmë me 18. Kjo është e vërteta dhe këtë e dinë shumë prej atyre demokratëve që janë aty dhe e dinë të gjithë. Prandaj po ju them ejani me 18 dhe shikoni Kuvend demokratësh.

(d.v.k./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha sali berisha kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll