Politike

Basha: Jam kryetar i PD-së! Ndihem i çliruar pasi përjashtova Berishën nga grupi

16 Dhjetor 2021, 20:57 Nga DOSJA
Basha: Jam kryetar i PD-së! Ndihem i çliruar pasi përjashtova

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka konfirmuar për shqiptarët se është ende kryetar i PD-së, pavarësisht vendimit të marrë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha në 11 dhjetor, i cili e shkarkoi. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Open”, Basha tha se tanimë ndjen lehtësim pasi ka shkarkuar nga grupi parlamentari liderin historik të PD-së, Sali Berishën.

“Vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së nuk është personal, por i kryetarit të PD-së. Me statutin e PD kryetarit i kërkohet të marrë vendime të tilla dhe mosmarja e një vendimi të tillë e ngarkon me përgjegjësi dhe atëherë do ishte shkelur statuti. Ne nuk jemi pakicë sepse vendos se me çfarë metri e mat. Shumica e demokratëve duan largimin e regjimit të Ramës. Unë ndihem i përligjur në vendimin që kam marrë, por ndihem më me shpresë në 16 vite karrierë në politikë. Unë ndjehem i çliruar nga barra e të kaluarës. Në momentin më kyç që 11 dhjetor, kolegët tuaj korespondentë nuk i lejoi të futeshin,”-tha Basha.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll