Politike

“Olldashit i vodhe zgjedhjet, je i shitur”, Bushati-Basha: Gënjeshtar, komunist!

16 Dhjetor 2021, 21:59 Nga DOSJA
“Olldashit i vodhe zgjedhjet, je i shitur”, Bushati-Basha:

TIRANË- Debat i ashpër është zhvilluar mes analistit Andi Bushati dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilët nuk i kanë kursyer edhe akuzat ndaj njëri-tjetrit duke ngritur edhe tonet. Gjatë përplasjes së tyre në studion e emisionit “Open”, Bushati e quajti kryedemokratin të “shitur” tek kryeministri Edi Rama, duke renditur edhe argumentat e tij. Ndërkohë që Basha nga ana tjetër, gjithashtu nuk u tregua i përmbajtur, duke e cilësuar botuesin si”gënjeshtar dhe komunist”.

REPLIKAT BASHA-BUSHATI

BUSHATI: More traun e Rrugës së Kombit dhe e fute në shpi. Do përfundosh si Avdullah Hoti që thoshte budallallëqe për amerikanët.

BASHA: Ti je një gënjeshtar. Je shpifës. Sponsorizuesin e medias tënde e kam denoncuar në Gjykatë. Samirin ta kam thënë në parlament.

BUSHATI: Thjesht me emër?

BASHA: Pse ça jam unë prokuror?! Ti gënjen.

BUSHATI: E di gjithë Shqipëria që je i kapur.

BASHA: Unë do ta pastroj PD nga mbeturinat e komunizmit.

BUSHATI: Edhe Sokol Olldashit ia vodhe zgjedhjet.

BASHA: Gënjen! Je ti që bën sikur…Kush i uli sytë more? Rrugën e Kombit unë e kam denoncuar. Tunelin e Llogarasë.

BUSHATI: Ke qenë në shërbim të Ramës më 21 janar. Po të ishte pjesë e zgjedhjes, do mbështesje 18 dhjetorin. Po nuk shoh zgjidhje.

BASHA: Je farë komunisti, më akuzon pa prova mua. Shpifje!

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 21 janari andi bushati lulzim basha sokol olldashi 21 janari andi bushati lulzim basha sokol olldashi

Sondazh

Poll