Politike

Basha manipuloi listat e delegatëve/ Vokshi: 1600 persona nuk janë delegatë

16 Dhjetor 2021, 22:25 Nga DOSJA
Basha manipuloi listat e delegatëve/ Vokshi: 1600 persona nuk janë

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit publikoi gjatë emisionit Çim Peka Live skandalin e manipulimit të listave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. Vokshi provoi se në listën e lexuar, njerëzit e Bashës kanë futur gratë dhe familjarët e tyre. Deputetja demokrate deklaroi se të pakten 1 600 persona të listës së Bashës, nuk janë fare delegatë të Kuvendit Kombëtar.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Komisionit te Rithemelimit publikoi gjatë emisionit Çim Peka Live skandalin e manipulimit të listave të delegateve të Kuvendit Kombëtar nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Deputetja Vokshi kishte krahasuar listën e publikuar nga Basha me listën e Kuvendit Kombëtar të muajit korrik, dhe përmasat e mashtrimit janë evidente. Po ashtu, ajo provoi se në listën e lexuar, njerëzit e Bashës kane futur gratë dhe familjarët e tyre. Albana Vokshi deklaroi se janë marrë firma, me premtimin e punësimeve në bashkitë e Partisë Socialiste.

Deputetja Vokshi komentoi edhe incidentin e djeshëm në selinë e PD, ku ajo dhe një grup zonjash të Lidhjes Demokratike të Gruas u përballen me dhunë fizike dhe verbale. Vokshi tha se gjithçka ishte e inskenuar nga Lulzim Basha.

Ajo që e bën më skandaloz këtë proces, sipas asaj që deklaroi deputetja demokrate është se të pakten 1600 persona të listës së Bashës, nuk janë fare delegat të Kuvendit Kombëtar.

Marrë nga Syri.net

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi gazment bardhi lulzim basha albana vokshi gazment bardhi lulzim basha

Sondazh

Poll