Politike

Basha: Në fushatën e 25 prillit na thonin se nuk fitohet me Berishën dhe Metën

16 Dhjetor 2021, 20:41 Nga DOSJA
Basha: Në fushatën e 25 prillit na thonin se nuk fitohet me

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pranoi se demokratët kanë paguar shtrenjtë koston e mbajtjes së Sali Berishës në PD. Në studion e emisionit “Open”, kryedemokrati deklaroi se mban përgjegjësi për faktin që lejoi ish-kryeministrin të qëndronte në parti edhe pas dorëheqjes nga posti i kryetarit në vitin 2013.

Më tej, kreu i demokratëve tregoi se gjatë fushtatës elektorale të 25 prillit qytetarë të shumtë i kanë treguar se PD-ja nuk mund të vinte në pushtet duke patur Berishën dhe presidentin Ilir Meta si mbështetje.

Në lidhje me Kuvendin e 18 dhjetorit, Basha tregoi se qëllimi kryesor është që kjo parti të ndahet përfundimisht nga e kaluara e saj, e cila identifikohet me kultin e individit, duke nënkuptuar Sali Berishën.

BASHA:
E para e punës një nga qëllimet kryesore të Kuvendit tonë është që të ndahemi me të shkuarën dhe pjesë e të shkuarës është kulti i individit. Partia Demokratike, për një kohë shumë të gjatë e ka lidhur fatin me Sali Berishën dhe është identifikuar me Sali Berishën. Kjo ka vazhduar edhe pasi Sali Berisha dha dorëheqjen. Dhe për këtë Partia Demokratike dhe demokratët kanë paguar një faturë. E kanë paguar heshturazi. E kanë pranuar heshturazi. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë për të e mbaj unë sepse unë kam qenë i zgjedhur me një anëtarë një votë që e kam pranuar heshturazi. Kam pranuar heshturazi faturën e një Sali Berishe që tha lamtumirë, por që nuk iku kurrë as fizikisht, as me akte. Pra, kjo është e para, Partia Demokratike për një kohë të gjatë ka bashkëjetuar me dualizmin dhe kostot e këtij dualizmi dhe për këtë padiskutim që kam dhe unë përgjegjësinë time. E para është kjo.

E dyta, pra realiteti është ky që ne kemi tërhequr gurët e rëndë mbi shpatulla, e kemi bërë këtë, e kemi paguar këtë kosto, kemi heshtur kur e kemi paguar këtë kosto. Edhe më 25 prill, kanë qenë shumë njerëz që më kanë thënë, pavarësisht se kjo, unë nuk mund të dilja transparent dhe ta thoja këtë: Që jeni shumë të mirë, jeni djem të mirë, do vazhdojmë përpara, por me Sali Berishën dhe me Ilir Metën në krah, nuk ju votojmë. Këto janë fakte që të cilat ne nuk kemi dashur t’i afrontojmë, ndonjëherë as brenda vetes as t’i pranojmë dhe padiskutim për këtë kemi paguar dhe vazhdojmë të paguajmë faturën.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha zgjedhjet e 25 prillit lulzim basha sali berisha zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll