Politike

Planet për “Berisha3”,flet ish-kryeministri: Duan rikthimin tim,le ta provojë e Nano

16 Dhjetor 2021, 21:51 Nga DOSJA
Planet për “Berisha3”,flet ish-kryeministri: Duan rikthimin

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se vazhdon të tentojë kreun e Partisë Demokratike. Në studion e “Opinion”, ish-kryeministri i vendit ka treguar me bindje të plotë se “Berisha III” është plani i qeverisë së re.

Po ashtu, ai shpjegoi përse është i vendosur që të kandidojë për kryetar të PD, duke këmbëngulur se e duan qytetarët dhe nuk mund t’i largohet kësaj përgjegjësie. Madje ka krahasuar edhe veten me kundështarin e tij socialist, Fatos Nano.

Rikthimet janë suksese të garantuara. Shqiptarët mund të imagjinojnë si mund të jetë “Berisha3″. Do të jetë 2 herë më shumë ndaj qytetarëve. A mund që unë të tradhëtoj ata që kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh? Edhe kryeministër do të ketë garë brenda partisë. Ai që ka ambicie për të drejtuar PD, le të vijë në garë. Shans për marrëveshje me Lulzim Bashën? Asnjë njeri nuk përjashtohet nga PD. Unë ato që kam thënë kam bërë. Nuk kam prerë njeri në besë. Rikthimi është rikthim? Le të provojë të kthehet Fatos Nano po të dojë. Nuk kthehet kur do ti,”-tha ndër të tjera Berisha.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatos nano sali berisha fatos nano sali berisha

Sondazh

Poll