Politike

Të fundit për të ardhurat për frymë, Arbi Agalliu: Politikat qeverisese shkaktare

16 Dhjetor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Të fundit për të ardhurat për frymë, Arbi Agalliu:

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një raport të Eurostat-it, sipas të cilit Shqipëria renditet e fundit për të ardhurat për frymë dhe konsumin dhe shkaktare sipas tij është qeveria me politikat e saj. Të dhënat e Eurostat, sipas Agalliut, tregojnë realitetin shqiptar, ku edhe me vendet e rajonit diferenca është e konsiderueshme.

Postimi i plotë i deputetit Agalliu:

Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë edhe njëherë relatitetin shqiptar. Edhe me vendet e rajonit diferenca është e konsiderueshme. E tillë do të vijoj të jetë renditja për aq kohë sa nuk ka politika qeverisëse të cilat bazohen mbi zhvillimin e qëndrueshëm, liberalizimin e tregjeve, larg klientelizmit e mbi të gjitha një administratë e pa korrputuar.


(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arbi agalliu deputeti i pd arbi agalliu deputeti i pd

Sondazh

Poll