Politike

Mësuesi i dënuar për “pedofili” në Berat, Kushi: E kam dënuar ashpër emërimin e tij

16 Dhjetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
Mësuesi i dënuar për “pedofili” në Berat, Kushi:

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi nga Kuvendi i Shqipërisë emërimin e mësuesit të Beratit, Ëngjëll Bregu, i cili ka qënë i dënuar për pedofili. Kushi sqaron se e ka dënuar që në momentin e parë këtë rast dhe emërimin e tij. Ndërkohë më pas ministrja ka treguar historikun e Bregut në sistemin arsimor, duke bërë të ditur se gjykata nuk ia ka hequr në asnjë moment të drejtën për të ushtruar profesionin.

Kushi: Dhe shqetësimi ynë ka qënë shumë i lartë për këtë ngjarje, regaimi ishte i menjëherëshëm. Kam dënuar ashpër që në momentin e parë emërimin me kontratë të këtij mësimi, sepse besoj se persona të tillë nuk duhet të futen as 1 orë në shkollë. Personi është larguar menjëherë nga shkolla. Nisëm një hetim administrativ. Si ka qënë procedura për emërimin e tij? Ëngjëllush Bregu, diplomuar për matematikë, ka nisur punë që në 1980. Në vitin 2003 pas ngjarjes së ndodhur në Berat, është proceduar penalisht dhe dënuar me 7 muaj burg. Por gjykata nuk i ka hequr të drejtën e profesionit dhe as një akt udhëzimi, e ka rikthyer mësuesin në punë, pra që në vitin 2004 e deri në 2009. Ai ka aplikuar sërish dhe është punësuar në vitin 2018 me kontrata të përkohshme. Mësuesi nuk qenka rikthyer sot në punë por ka qënë vazhdimisht pjesë e sistemit tonë arsimor.

LAJMI KRYESOR:LIVE-Kuvendi i Shqipërisë! Dule kërkoi interpelancë me Ramën, kryeministri mungon

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike evis kushi seance plenare 16 dhjetor 2021 evis kushi seance plenare 16 dhjetor 2021

Sondazh

Poll