Politike

Basha publikon videon: Koha në dha të drejtë! Lufta kundër korrupsionit është jetike

16 Dhjetor 2021, 10:29 Nga DOSJA
Basha publikon videon: Koha në dha të drejtë! Lufta kundër

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Twitter’ një video të një deklarate të tij, ku shprehet se koha u dha të drejtë dhe sipas tij, lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë, pasi pa rezultate konkrete kundër këtij armiku të mirëqenies së qytetarëve asgjë nuk mund të ndryshojë.

Postimi i Bashës:

Lulzim Basha: Projektet e inceneratorëve, janë zbuluar si projekte dhe afera korruptive dhe kriminale . Pse e themi këtë? Për momentin ka 3 inceneratorë, apo projekte për inceneratorë, është ai i Elbasanit, është ai i Fierit dhe ai i Tiranës. Mediat kanë zbuluar tashmë dhe kanë vënë në dispozicion edhe dokumentet para publikut, sepse të treja kontrollohen nga i njëjti person, i cili shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Ndaj, thirrja ime është ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë, të nis menjëherë hetimin dhe të vërë pikat mbi i për ata të cilët po dëmtojnë shtetin publik të shqiptarëve nga njëra anë dhe po grabisin fondet shtetërore, fondet e taksapaguesve shqiptarë nga ana tjetër.

Edi Rama: E kam mbështetur këtë projekt që ditën e parë kur e kemi votuar në Këshillin e Ministrave. I jam shumë mirënjohës ministrave, Ministrit të Mjedisit dhe Ministrit të Financave që megjithëse është gjirokastrit, në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen.

Ky është ndryshimi që ndodh kur Partia Socialiste ka në dorë çelsat e shtëpisë.

1/2 Për vite me radhë @pdshqiperi ka denoncuar aferën mafioze të inceneratorëve, ndërsa zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë. Koha na dha të drejtë! pic.twitter.com/pPN2YiRFnO

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 16, 2021

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama kryetari i pd lulzim basha edi rama kryetari i pd lulzim basha

Sondazh

Poll