Politike

Rama s’erdhi, Dule refuzon Spiropalin e braktis sallën! Ministrja: E konsumove kohën

16 Dhjetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Rama s’erdhi, Dule refuzon Spiropalin e braktis sallën! Ministrja: E

TIRANË– Deputeti Vangjel Dule ka refuzuar të zhvillojë interperlancën me ministren Elisa Spiropali në mungesë të kryeministrit Edi Rama. Pasi u njoftua për mungesën e kreut të qeverisë në marrjen e fjalës, Dule tha se kjo gjë tregon se në agjendën e Ramës nuk ka vend për minoritarët duke shprehur dhe refuzimin për vijimin e debatit me Spiropalin. Kjo e fundit replikoi, ndërsa Dule braktisi sallën. 


Pjesë nga biseda:

Vangjel Dule: Për kryeministrin nuk ekziston respketimi i minoritetit. Ai nuk ka axhendë për ta dhe unë e refuzoj interperlancën me ministren Spiropali.

Eisa Spiropali: Ju e refuzuat interperlancën por kohën tuaj prej shtatë minutash e përfunduat këtu.

Vangjel Dule: Zonja Spiropali sapo e provuat drejtësinë e vendimit tim për të mos e zhvilluar këtë interperlancë.

LAJM KRYESOR: Sot mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Dule interpelancë me Ramën

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike seance plenare 16 dhjetor 2021 seance plenare 16 dhjetor 2021

Sondazh

Poll