Aktualitet

Avokatja e turkut të kapur me drogë në Greqi: Është e 32-vjeçares shqiptare

16 Dhjetor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Avokatja e turkut të kapur me drogë në Greqi: Është e

GREQI – Avokatja e 42-vjeçarit turk që u arrestua në Greqi, pasi u kap me një sasi të madhe heroine së bashku me një 32-vjeçare shqiptare, e cila ishte pasagjere në makinën që drejtohej prej tij, thotë se klienti i saj nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe nuk është i përfshirë në këtë aktivitetet të paligjshëm. Sipas saj, lënda narkotike i përket 32-vjeçares shqiptare dhe shtetasi turk ka rënë viktimë.

“Klienti im, i persekutuar nga regjimi i Erdoganit, u nis drejt Greqisë për të gjetur strehim. Fatkeqësisht marrëdhënia e gabuar me një grua, padyshim e përfshirë në drogë, çoi në arrestimin e tij”, argumenton avokatja e cila thekson se do të tentojnë të bindin me prova gjykatën se turku nuk ka lidhje me trafikun e drogës.

Automjeti i tyre u ndalua në doganën e Krystallopigisë në Follorinë, ku gjatë kontrolleve, shqiptares iu gjetën dy pako të mbështjella me peshë 2 kg brenda të cilave kishte kokainë. Mirëpo, gjatë kontrollit të detajuar, në bagazhin e makinës u gjetën edhe dy çanta të zeza brenda të cilave kishte heroinë, pesha totale e të cilave ishte 23 kg. Sipas Policisë greke thotë se droga do të shitej në Selanik dhe Athinë dhe do të nxirrej një fitim prej 1.7 milionë Euro.

Nga verifikimet u zbulua gjithashtu se 42-vjeçari turk ishte në kërkim pasi ndaj tij është lëshuar udhër-arresti nga Gjykata e Stambollit. Ai është kundërshtar i partisë turke në pushtet, partisë së Erdoganit, dhe akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë terroriste. Shtetasi turk ka kërkuar azil politik në Greqi për shkak të problemeve që ka në Turqi.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptarja ne greqi avokatja droge ne greqi greqi arrestohet shqiptarja ne greqi avokatja droge ne greqi greqi

Sondazh

Poll