Bota

Iu ndalua hyrja në Serbi, Gërvalla: Sot do të vizitoj Luginën e Preshevës

16 Dhjetor 2021, 08:45 Nga DOSJA
Iu ndalua hyrja në Serbi, Gërvalla: Sot do të vizitoj

KOSOVË- Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se sot do të vizitojë për herë të parë Luginën e Preshevës. Njoftimi i Gërvallës vjen vetëm një ditë pas ndalimit të saj për të hyrë në Serbi. Me anë të një shkrimi në Facebook Gërvalla, ka njoftuar se është nisur drejt Bujanovcit, ku do të takohet me kreun e Komunës, Nagip Arifin dhe do të shkojë edhe në Preshevë, ku do të takohet me kryetaren e Komunës, Ardita Sinanin.

“Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës. Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë. Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë. Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Do të zhvillojmë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë” -ka shkruar Gërvalla.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla kosova viziton luginën e preshevës donika gërvalla kosova viziton luginën e preshevës

Sondazh

Poll