Bota

VIDEO / Brandi luksoz Caviar prodhon iPhone 13 që i reziston plumbave

16 Dhjetor 2021, 08:42 Nga DOSJA
VIDEO / Brandi luksoz Caviar prodhon iPhone 13 që i reziston plumbave

SHBA – Caviar, i njohur për versionet e tij të shtrenjta të iPhone të Apple, rreth një vit më parë, prezantoi versionet e modifikuara të iPhone 12 me të gjitha kamerat e hequra dhe ky model është menduar për ata që kujdesen jashtëzakonisht për privatësinë e tyre.

Tani ka ardhur versioni 2.0, por vjen me material antiplumb BR-2 class 2. Ky material është një produkt i markës NPO TCIT që specializohet në automjete të blinduara dhe helikopterë luftarakë.

Stealth 2.0 iPhone 13 Pro dhe Pro Max reklamohen si mjaft të fortë për të ndaluar një plumb arme, dhe kjo tregohet në videon e bashkangjitur.

Caviar ka gjithashtu një version të bërë nga titani që është gjithashtu antiplumb. Sikurse me modelet e mëparshme nga seria Stealth, edhe këtë herë do të prodhohen vetëm 99 kopje.

Do të ofrohen modele iPhone 13 Pro dhe Pro Max me memorie deri në 128 GB deri në 1 TB. Modeli më i mirë do të kushtojë 6,370 dollarë, dhe më i shtrenjti 7,980 dollarë.

Marrë nga gsmarena.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota caviar iphone 13 rezistent ndaj plumbave caviar iphone 13 rezistent ndaj plumbave

Sondazh

Poll