Bota

Kriza energjitike/ FOTO, Kurti mbështjell këmbët me batanije

16 Dhjetor 2021, 07:52 Nga DOSJA

KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti deklaroi mbrëmjen e djeshme se është ngrohur me batanije, pas reduktimeve të fundit me energji elektrike.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Mirëpo, Kurti nuk është ngrohur me batanije vetëm në këtë periudhë krize. Më 15 tetor të këtij viti, gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, Kurti ishte i vetmi pjesëmarrës që ishte mbuluar me batanije pasi kishte ftohtë. Në disa pamje të publikuara, Kurti shihet se kishte mbështjellur pjesën e këmbëve me batanije.

Kurti akuzoi ditën e djeshme qeveritë e kaluara se kanë abuzuar me Korporatën Energjitike të Kosovës duke e vjedhur financiarisht. Kurti tha se i ka kërkuar presidentet së Kosovës Vjosa Osmani miratimin e marrjes së kredisë për zhvillimin e sektorit të energjisë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kriza energjitike ne kosove albin kurti kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll