Bota

SHBA vendos sanksione ndaj grupit serb, sekretari i Thesarit:Të kenë përgjegjësi

16 Dhjetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
SHBA vendos sanksione ndaj grupit serb, sekretari i Thesarit:Të kenë

SHBA- Ushtruesi i detyrës së ndihmës Sekretarit amerikan të Thesarit, Paul Ahern deklaroi në Beograd që të gjithë ata të cilët SHBA-ja i sanksionoi duhet të thirren në përgjegjësi.

“Individët dhe kompanitë në cak të këtyre sanksioneve duhet të thirren në përgjegjësi ndërsa aktivitetet e tyre të cilat shkaktojnë destabilitet duhet të ndalën”, -citon deklaratën e Ahernit më 16 dhjetor, Ambasada amerikane në Serbi.

“Presidenti Biden qartë bëri me dije se luftimi i korrupsionit është prioritet kryesor i SHBA-së. Departamenti i Thesarit do të vazhdojë t’i thërrasë në përgjegjësi protagonistët e korrupsionit kudo qofshin ata”,– porositi Ahern Beogradin.

Siç sqarohet në njoftim, gjatë vizitës në Serbi nga 13 deri më 15 dhjetor, Ahern u takua me përfaqësuesit kryesorë të pushtetit dhe bizneseve derisa bisedoi për temat e interesit të përbashkët dhe rëndësisë për SHBA-në e Serbinë.

Ahern, njëkohësisht edhe zëvendësi kryesor i ndihmës Sekretarit të Thesarit amerikan në krye të Zyrës për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe krimit financiar këtë javë do të vizitojë rajonin që të informohet se deri në çfarë mase krimi i organizuar dhe korrupsioni kërcënojnë stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perendimor por, sidomos për të parë se në çfarë mënyre SHBA-ja mund të ndihmojë në realizimin e prioriteteve strategjike të Serbisë në mënyrë që të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian, shkruan tutje.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së futi në listë të sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, partisë kryesore serbe në Kosovë, Milan Radoiçiçin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviçin dhe vëllain e tij Zharko Vesellinoviçin, si dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.

Vëllezërit Vesellinoviq, Milan Radoiçiq, Zhelko Bojiq dhe Marko Roshiq thuhet se iu takojnë rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Në reagimin e tij po të njëjtën ditë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka nëse do të ketë “akuza serioze”.

“Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi që dikush kreu vepër penale, organet përgjegjëse do të jenë gati që menjëherë të verifikojnë gjithçka në tërësi”, deklaroi Vuçiç.

Përparimi në luftën kundër krimit financiar

Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Serbi më 16 dhjetor përmendet që, Paul Ahern përgëzoi vendin për rezultatet e përmendura në raportin e fundit të “Moneyval” i cili vlerëson arritjet në fushën e luftimit të shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Në raportin e publikuar më 13 dhjetor organi i Këshillit të Evropës, “Moneyval” vlerësohet se Serbia avancoi masat në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit duke treguar përparim të rëndësishëm në nivelin e bashkërendimit me standardet e Grupit operativ për aksione financiare. 

Marrë nga: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ahern beogradin aleksandar vucic paul ahern ahern beogradin aleksandar vucic paul ahern

Sondazh

Poll