Bota

Pa energji elektrike!Qytetari në Kosovë:Po ngrohemi si Kurti, po shtojmë dhe jorganë

16 Dhjetor 2021, 08:14 Nga DOSJA
Pa energji elektrike!Qytetari në Kosovë:Po ngrohemi si Kurti, po

KOSOVË– Familjet në Kosovë po kalojnë orë të vështira pasi janë pa energji elektrike për shkak të krizës që i ka prekur. 10 familje të një kompleksi banesor në lagjen “Mati 1” në Prishtinë janë nga dita e djeshme pa energji.

Një banor i kësaj lagje ka deklaruar se po ngrohet si kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha ditën e djeshme se në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije. Mirëpo banorët kanë shtuar se përveç batanijes po ngrohen dhe me jorganë.

“Edhe ne po ngrohemi si kryeministri veçse ne po ngrohemi edhe me jorganë. S’kemi me çfarë të ngrohemi tjetër veçse me jorganë dhe kjo është shumë e vështirë. 110 familje pa rrymë dhe deri tani jemi ngrohur me rrymë, por që reduktimet janë të këqija kohëve të fundit. S’kemi çfarë të bëjmë deri në mëngjes nëse nuk rregullohet trafo nga KEDS-i do të ngrohemi me jorganë dhe do të hamë ushqime të ftohta”, tha qytetari.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kriza energjitike ne kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll