Aktualitet

Pasi i shkuan Bashës në seli, Rama darkë me ambasadorët, shkon deri në Elbasan

15 Dhjetor 2021, 18:08 Nga DOSJA
Pasi i shkuan Bashës në seli, Rama darkë me ambasadorët,

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama i ka mbledhur në një darkë të gjithë ambasadorët në vendin tonë në Elbasan. Darka nuk po zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë por në resortin “Fish City”, e Gjergj Lucës. Deri më tani bëhet me dije se darka po zhvillohet në kuadër të festave të fundvitit, ndërsa mësohet se pjesë e darkës janë edhe ministra të kabinetit Rama. Në fotot e publikuara nga brenda ambienteve të festës dallohet qartë që në darkë ndodhet zv/kryeministri Arben Ahmetaj, por edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, të cilët po konsumojnë dhe nga një gotë verë.

 Ndërkohë që në darkë nuk mungon as argëtimi, pasi për të ftuarit performon këngëtarja e njohur Vikena Kemenica. Takimi me Ramën vjen vetëm pak ditë pasi ambasadorët e huaj i shkuan në zyrë kryedemokratit Lulzim Bashës, me të cilët zhvilluan për disa orë bisedime. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Verë e kuqe dhe muzikë LIVE! Ç’po ndodh brenda darkës së Edi Ramës dhe ambasadorëve

Nuk e ndërron me asnjë! Rama nuk zhgënjen, çon ambasadorët për darkë tek Gjergj Luca

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama me ambasadoret ne elbasan edi rama rama me ambasadoret ne elbasan

Sondazh

Poll