Aktualitet

VKM/ Shqipëria merr 50.35 milionë euro hua nga BE-ja për hidrocentralin e Fierzës

15 Dhjetor 2021, 18:53 Nga DOSJA
VKM/ Shqipëria merr 50.35 milionë euro hua nga BE-ja për

TIRANË – Qeveria e Shqipërisë miratoi sot marrjen e një huaje totale nga Bashkimi Europian prej 50.35 milionë eurosh për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendos që të merrej huaja në 3 pjesë nga Banka e Frankfurtit mbi Main (KFW): 8.35 milionë euro, 2 milionë euro dhe 40 milionë euro. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian.

Marrëveshja është firmosur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe Bankës KFW Frankfurt mbi Main (KFW).

Më poshtë janë renditur 3 vendimet e sotme të mbledhjes së Këshillit të Ministrave për marrjen e kësaj huaje për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës:

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT DHE PROJEKTIT TË BE-SË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, (MARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH), (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), REHABILITIMI I HIDROCENTRALIT TË FIERZËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit dhe projektit të BE-së, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (Marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), (Agjencia e zbatimit të projektit), rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, me një grant në shumën 8 350 000 (tetë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT SHOQËRUES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH), (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), MASAT SHOQËRUESE PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit shoqërues, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), (Agjencia e zbatimit të projektit), masat shoqëruese për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, me një grant në shumën 2 000 000 (dy milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë e të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW Frankfurt am Main (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, me një hua në shumën 40 000 000 (dyzet milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bashkimi europian fierza qeveria shqiptare vkm 15 dhjetor 2021 bashkimi europian fierza qeveria shqiptare vkm 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll