Aktualitet

Kriza energjetike, Albin Kurti: Mbrëmë në shtëpi jam ngrohur me batanije

15 Dhjetor 2021, 19:52 Nga DOSJA
Kriza energjetike, Albin Kurti: Mbrëmë në shtëpi jam ngrohur

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi në konferencën për shtyp para mediave se “mbrëmë është ngrohur me batanije në shtëpi” pas kthimit nga puna. Kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se vendi po përballet me krizë energjitike dhe shtoi se me përgjigjen e tij nuk do të jetë e nevojshme mbajtja e një tjetër konference për mediat.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti akuzoi qeveritë e kaluara se kanë abuzuar me Korporatën Energjitike të Kosovës duke e vjedhur financiarisht. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij po punohet që KEK-u të rivendoset në funksionin e duhur.

“Ishte me leverdi të vidhej nga KEKU, se sa të investohet. Ne jemi në krye të detyrës, shtetin e kemi gjetur për toke por do ta ngrisim në këmbë”, bëri me dije kryeministri Albin Kurti përpara mediave.

Më herët, Kurti tha se i ka kërkuar presidentet së Kosovës Vjosa Osmani miratimin e marrjes së kredisë për zhvillimin e sektorit të energjisë.

SHIKO DHE KËTË:

Kriza energjitike, Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni albin kurti kriza energjitike ne kosove vjosa osmani albin kurti kriza energjitike ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll