Art&Argëtim

Rikthehet “Squid Game 2”, çfarë duhet të prisni nga sezoni i dytë…

15 Dhjetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Rikthehet “Squid Game 2”, çfarë duhet të prisni nga

KORE E JUGUT- “Squid Game” pushtoi botën në fillim të këtij viti, duke thyer rekorde dhe duke u bërë zyrtarisht seriali më i njohur i Netflix i të gjitha kohërave. Sipas Mirror, drama kontroverse koreane, e cila grumbulloi 100 milionë shikime në muajin e parë të saj, paraqet lojtarët e dëshpëruar që konkurrojnë në një seri lojërash fëmijërie për të fituar 27 milionë funte në para. Megjithatë, humbësit vriten në vend dhe gjërat bëhen pak tmerruese.

Regjisori i serialit, Hwang Dong-hyuk tregoi në një intervistë se si mund të vazhdonte historia duke u fokusuar veçanërisht te protagonisti Gi-hun.

Unë nuk jam vërtet në vendin e duhur për të diskutuar sezonin 2 në një mjedis zyrtar, por nëse do të kishte një sezon 2, në sezonin e parë që pamë Gi-hun është një personazh, humaniteti i të cilit tregohet ose ekspozohet në situata të caktuara. Me fjalë të tjera, humanizmi i tij tregohet në një mënyrë shumë pasive. Por unë mendoj se në sezonin e dytë, ajo që ka mësuar nga lojërat dhe përvoja e tij në sezonin e parë, të gjitha do të vihen në përdorim më shumë në mënyrë aktive”, tha Hwang.

Ai foli dhe për personazhin e njohur “Front Man” dhe tha se është si Darth Vader. Disa përfundojnë Jedi dhe disa bëhen Darth Vader.

“Unë mendoj se ndoshta Gi-hun do të kalojë një pikë të caktuar kritike ku ai është vënë edhe në një provë”, tha ai.

Sipas Netflix, sezoni i parë një pati 111 milionë shikime. Netflix bënte fjalë për një shoqëri të dëshpëruar, të zhytur në borxhe dhe lojtarë që luajnë me vdekjen për të kënaqur njerëzit e pasur. Squid Game konsiderohet të jetë një realitet vrasës i shoqërisë kapitaliste. Shfaqja vlerësohet të ketë gjeneruar 900 milionë dollarë në vlerë për Netflix, sipas dokumenteve të brendshme të zbuluara e të raportuara nga Bloomberg.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete koreja e jugut netflix squid game squid games the squid game koreja e jugut netflix squid game squid games the squid game

Sondazh

Poll