Art&Argëtim

“Twerk” pothuajse e zhveshur, nusja në SHBA i dhuron dhëndrit një kërcim tundues

15 Dhjetor 2021, 12:45 Nga DOSJA
“Twerk” pothuajse e zhveshur, nusja në SHBA i dhuron

SHBA – Ndërsa shumica e nuseve hedhin një buqetë në ditën e tyre të dasmës, një nuse mori një sfidë mjaft të rrezikshme në ditën e saj të veçantë.

Sipas News.com, nusja amerikane nga Florid kishte zgjedhur një fustan krejtësisht me kurrizin të zbuluar dhe me shkëlqim, teksa i dhuroi dhëndrit të saj një kërcim seksi në prehër para të ftuarve në dasmën e tyre. Nusja shihet duke tundur të pasmet e saj në një lvizje koreografike përkrah shoqërueseve të nuses. Në videon tashmë virale, e cila kishte grumbulluar më shumë se 2.6 milionë shikime që nga e marta, nusja shihet e zbathur teksa i afrohet dhëndrit të saj të qeshur, i cili është ulur në mes të një piste vallëzimi.

Ajo përkulet dhe tund të pasmet e saj në fytyrën e bashkëshortit të saj të ri, ndërsa shoqërueset e saj të nuses ndjekin koreografin me këngën e Beyonce ‘Dance for You’.

“A është ajo nusja?!?!?”, shkroi në Titter një ndjekës i habitur, i cili ripostoi klipin e të porsamartuarit, i njohur në mënyrë dixhitale si Rochelle.

Ndryshe nga të pranishmit në dasmën e saj, komentuesit në Titter mendojn se kërcimi i nuses ishte i pacipë dhe i papërshtatshëm për t’u shfaqur publikisht.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

video galeri virale dhendri kërcimi kënga e beyonce shba dhendri kërcimi kënga e beyonce shba

Sondazh

Poll