Art&Argëtim

“Faljen e kam të shenjtë”, Einxhel debaton me Monikën: Më ke thënë je grup me Ilirin

15 Dhjetor 2021, 16:41 Nga DOSJA
“Faljen e kam të shenjtë”, Einxhel debaton me

TIRANË – Diskutimet janë të pafundme në shtëpinë e Big Brother Vip dhe këtë herë përplasja ka qënë mes aktores Monika Lubonja dhe moderatores Einxhel Shkira.

Einxhel i ka thënë Monikës së qëkur i ka kërkuar falje nuk ka folur më për të dhe ka bërë vetëm komente të mira. Einxhel i thotë se faljen e ka të shenjtë dhe i vjen keq që Monika e ka përfolur.

“Më vjen shumë keq Monika se kur unë jam pyetur për ty në dhomën e rrëfimit kam folur shumë mirë. Që nga momenti që më ke kërkuar edhe të kam kërkuar falje nuk kam dalur në asnjë klip duke folur për ty.Unë kur kërkoj falje, faljen e kam të shenjtë”,-tha Einxhel.

Monika ka reaguar duke thënë se në shtëpi nuk jetohet pa folur dhe do ketë edhe komente. Ajo ka thënë se çdo koment e ka bërë me shaka dhe për Einxhel mendonte se ishte vajza më e zgjuar e shtëpisë. 

“Pse ti herë pas herë nuk më ke thënë mua që jam grup me Ilirin? Unë nuk e di si do të jetohet këtu në shtëpi vetëm duke thënë si jeni mirë? Unë çfarë kam thënë e kam thënë me shaka. Të kam thënë që je vajza më e zgjuar e shtëpisë”,-tha Monika.

Dyshja kishte bërë paqe pas disa debatesh të forta që kishin pasur me njëra-tjetrën por mesa duket situata po tensionohet sërish pas klipit të emisonit të kaluar ku Monika kishte komentuar sjelljen e Einxhel brenda shtëpisë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira monika lubonja shtepia e big brother vip einxhel shkira monika lubonja shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll