Art&Argëtim

U zgjodh i preferuari i publikut në BBV, Sabiani gëzohet më shumë se Iliri

15 Dhjetor 2021, 12:17 Nga DOSJA
U zgjodh i preferuari i publikut në BBV,  Sabiani gëzohet më

TIRANË – Në spektaklin e natës së kaluar të Big Brother u përzgjodh edhe banori i preferuar i publikut dhe votat më të shumta ishin për balerinin Ilir Shaqiri.

Ai ju gëzua lajmit, edhe pse nuk është hera e parë që përzgjidhet i preferuari i publikut dhe falenderoi të gjithë ata që e kishin votuar. Megjithatë ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte reagimi i Sabian Medinit. Kamera u ndal tek këngëtari, fytyra e të cilit dhe brohorimat ja kalonin lumturisë së Ilirit.

Sabiani është eleminuar vetëm para disa ditësh nga Big Brother dhe miqësia e fortë mes dyshes është parë me shumë simpati nga publiku. Sabiani i është drejtuar shpesh Ilirit me batutën e famshme “TI je 100 milionëshim im”, çka tregonte vlerësimin e madh që ai kishte për Ilirin, të cilit i drejtohet me termin vëlla.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ilir shaqiri sabiani shtepia e big brother vip ilir shaqiri sabiani shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll