Bota

Shkak lojërat e pandershme të Beogradit”, Donika Gërvallës i ndalohet hyrja në Serbi

15 Dhjetor 2021, 14:14 Nga DOSJA
Shkak lojërat e pandershme të Beogradit”, Donika

SERBI- Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i është ndaluar hyrja në Serbi.  Ajo pati në plan që sot të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës, e cila iu anulua.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, tha ministria e Punëve të Jashtme.

Edhe Kosova sot i ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe,Petar Petkoviç i cili nuk është lejuar të hyjë në Jarinje. Ai tha se autoritetet në Kosovë kanë shkuar më tej në shkeljen e marrëveshjes të arritur në Bruksel, kjo pasi që nuk e njoftuar Beogradin paraprakisht.

Ndalimi i Petkoviç vjen si një kundër përgjigje ndaj Serbisë e cila më 27 nëntor, ka refuzuar kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës të katër ministrave të qeverisë Kurti, të cilët donin të vizitonin shqiptarët atje në festën kombëtare të 28 Nëntorit. Ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, kishte njoftuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ai përmes një postimi në facebook, kishte shkruar se bashkë me Arbërie Nagavcin, Hekuran Muratin dhe Hajrullah Çekun, kishin planifikuar të fillonin vizitën dy ditore në Luginën e Preshevës por u ishte ndaluar nga pala serbe.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla kosova petar petkoviç serbia donika gërvalla kosova petar petkoviç serbia

Sondazh

Poll