Bota

Aksion kundër kazinove në Karaçevë, shemben objektet, arrestohen dy persona

15 Dhjetor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Aksion kundër kazinove në Karaçevë, shemben objektet,

KOSOVË – Policia e Kosovës ka lajmëruar ditën e sotme se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit ka zhvilluar një aksion në Karaçevë. 

Aksioni u zhvillua kundër kazinove dhe në prangat e policisë kanë rënë dy persona. Policia ka sekuestruar gjithashtu 96 aparate lojërash fatit, 4 makineri Apex, 3 laptopë, tre monitorë, dy televizorë që janë përdorur për lojërat e fatit, 1 pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë , 1 gjenerator si dhe 469,15 euro të gjeturat në aparatet e lojërave të fatit. Të gjitha mjetet e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës 

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani dhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka treguar se janë rrënuar edhe 3 objekte, pra kazino, të rindërtuara në mënyrë ilegale.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Ka të arrestuar, për momentin nuk e di se sa. Ne ende jemi në vend të ngjarjes, ku edhe janë rrënu objektet e rindërtuara. Nëntëdhjetëegjashtë (96) aparate të  lojërave të  fatit, katër (4) shtëpiza  kompjuterike, tre (3) llaptop , tre (3) monitor, dy (2) TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një (1)  pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me shtatëmbëdhjetë (17) fishekë , një (1) gjenerator  si dhe  469,15 euro (të gjeturat  në aparatet e lojërave të fatit). Të  gjitha aparatet (96 copë) dhe një (1)  gjenerator sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, ka deklaruar policia.

kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj ka thënë se deri më tani  janë rrënuar tri kazino të ndërtuara në mënyrë ilegale dhe se aksioni ka qenë shumë mirë i koordinuar.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora baki kelani ismet hashani policia e kosoves baki kelani ismet hashani policia e kosoves

Sondazh

Poll