Bota

Reagon KEK-u: Pati një defekt, nesër rikthehet ngrohja në Prishtinë

15 Dhjetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Reagon KEK-u: Pati një defekt, nesër rikthehet ngrohja në

KOSOVË – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ditën e sotme lidhur me njoftimin e ndërmarrjes publike “Termokos” se do ndërprisnin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

Në reagim thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1 ndaj  janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për “Termokos” dhe nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e tij me avull. KEK ka kërkuar mirëkuptim dhe thekson se është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) qe prodhojn rreth 390 MË/h. Ndersa ne Kosoven B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1. Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore. Duke falënderuar palët e përfshira per mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në njoftim.

Sipas Termokos, arsye për këtë ndërprerje është pamundësia për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

LAJMI KRYESOR: Ndalet ngrohja për konsumatorët në Prishtinë, opozita revoltohet: Qeveri e paaftë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kek-u korporata elektroenergjetike e kosovës kek kosova kek-u korporata elektroenergjetike e kosovës kek kosova

Sondazh

Poll