Art&Argëtim

“TI je egoiste”, Donaldi dhe Arjola përplasen keq në BBV: Të kam larë rrobat…

14 Dhjetor 2021, 21:49 Nga DOSJA
“TI je egoiste”, Donaldi dhe Arjola përplasen keq në BBV:

TIRANË – Një përplasje shumë e fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip mes Donald Veshaj dhe Arjola Demirit. Nje temë si ajo e punëve të shtëpisë ka nxjerrë inate të mbledhura mes banorëve ku edhe Donaldi i ka shprehur Arjolës se ajo ankohet gjithë kohës. Donaldi i thotë se dikush që ka përjetuar kaq shumë padrejtësi nuk mund të sillet kështu me të tjerët. Ndërsa kjo e fundit e ka akuzuar Donaldin se është mosmirënjohës pasi ajo është kujdesur shumë për të madje i ka larë dhe rrobat. 

DEBATI NË EMISION: 

Arjola: Nuk më shqetëson asgjë në fakt! Ky më quajti lojtare të dobët dhe i thash ku jam treguar kështu!

Donaldi: Lojtarë të fortë nuk të bëjnë punët!

Arjola: Më quajti lojtare të dobët, grupi i Ilirit, dyfytyrëshe!

Donaldi: Janë lojërat e Big Brotherit, por ti je e shtirur jo dyfytyrëshe!

Arjola: Ka shumë sjellje të dyshimta Donaldi, edhe me njerëzit që janë jashtë, miqësinë me Semin, Fifin, Monikën

Donaldi: Ti gruaja me norma, e fuqishmja, argument se ty të janë bërë padrejtësi! Ti je njeriu me më pak argumenta moj!

Arjola: I kam shërbyer Donaldit i kam larë rrobat, që të ndihej mirë, por kur më thotë lojtare e dobët është kulmi!

Donaldi: Kush je ti moj, Zoti, kush je ti? Ti je egoiste!

Tonet e zërit janë ngritur jashtë mase në shtëpi çka ka bërë që të tërhiqet edhe vërejtja nga opinionistët. Një zarf nga Big Brother disa ditë më parë që dënoi Dj PM, Einxhel dhe Donaldin duke thënë se duhet të bënin punët e shtëpisë, bëri që situata të agravojë deri në fyerje dhe ofendime mes Arjolës dhe Donaldit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri donald veshaj shtepia e big brother vip arjola demiri donald veshaj shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll