Art&Argëtim

Semi i del sërish në mbrojtje: Donaldi s’më ka penalizuar, është i njëjti

14 Dhjetor 2021, 21:37 Nga DOSJA
Semi i del sërish në mbrojtje: Donaldi s’më ka penalizuar,

TIRANË – Këngëtarja dhe ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj ka qënë pjesë e studios ku edhe është pyetur nëse aktori Donald Veshaj e ka penalizuar brenda shtëpisë. Por duket se këngëtarja nuk mendon e kështu. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Donaldi ishte i njëjti dhe po bënte të njëjtën lojë që nga fillimi, pa e ndrushuar karakterin e tij.

Po ashtu, ajo shtoi se pikërisht këtë veti e vlerësonte shumë tek ai, duke shtuar se e besonte që e kishte bërë me shumë pastërti dhe nuk ka pasur qëllime për të dalë mirë. 

“Nuk e di si mund të duket por unë mendoj që Donaldi e ka bërë këtë gjë shumë pastërisht. Nuk e di si e shikon publiku por unë di që më ka qëndruar afër në një moment të vështirë. Kam bërë lojën time, madje nga fundi as kam qëndruar shumë me Donaldin. Kjo histori ishte muajin e parë. Donaldi më duket njëlloj, po bën të njëjtën lojë”, tha ajo.

Semi ka qënë sot e pranishme pasi u largua nga studio disa emisione më parë pas situatës së vështirë ku Donaldi tha se fokusi i tij brenda ishte Beatrix dhe kjo ishte ajo që donte. Semi, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit dhe ish-partneres së Donaldit u largua nga studio menjëherë pa dhënë asnjë deklaratë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz donald veshaj semi jaupaj shtepia e big brother vip donald veshaj semi jaupaj shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll