Bota

VIDEO / E akuzoi se po e filmonte, burri sulmon 34-vjeçaren në metronë e Nju Jorkut

15 Dhjetor 2021, 08:47 Nga DOSJA
VIDEO / E akuzoi se po e filmonte, burri sulmon 34-vjeçaren në

SHBA – Një incident aspak i këndshëm është shënuar në një nga metrotë e Nju Jorkut, ku një burrë godet me shuplakë në fytyrë një grua.

Incidenti ka ndodhur në Brooklyn të premten, ku videoja amatore e realizuar me telefon të mençur, shfaq viktimën 34-vjeçare, e cila grindet me burrin e panjohur duke mos e ditur që po filmohej gjithçka. Kur burri duket se humb kontrollin, tenton të sigurohet që askush të mos e shoh, pasi hedh vështrim në dy anët e vagonit dhe më pas e godet shuplakë në fytyrë. Më pas ai largohet nga treni sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Si pasojë e sulmit, gruaja pësoi lëndime në hundë dhe ënjtje të fytyrës.

Megjithatë nuk dihet nëse viktima dhe agresori njihnin njëri-tjetrin.

Marrë nga dailymail.co.uk

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota incident metro nju jork incident metro nju jork

Sondazh

Poll