Bota

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, shkon në 48 numri i viktimave

15 Dhjetor 2021, 07:53 Nga DOSJA
Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, shkon në 48 numri i viktimave

INDONEZI- Numri i viktimave është rritur, si pasojë e shpërthimit të vullkanit Semeru. Mediat e huaja raportojnë se deri tani janë shënuar 48 viktima dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të humbur. 

Operacionet e kërkimit janë ende duke punuar dhe të paktën katër ekipe shpëtimi janë aktualisht në terren, sipas agjencisë së fatkeqësive të Indonezisë.

Shpërthimi ndodhi në datën 4 dhjetor dhe ka lënë të paktën 11 fshatra në rrethin Lumajang të mbuluara me hi vullkanik, duke zhytur shtëpi dhe duke detyruar disa të evakuuar të kërkojnë strehim në xhami dhe strehimore të improvizuara. Deri tani janë evakuuar rreth 10 mijë banorë të rajonit pas shpërthimit.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota shperthim vullkanik ne indonezi shpërthimi i vullkanit shperthim vullkanik ne indonezi shpërthimi i vullkanit

Sondazh

Poll