Bota

Nis në Greqi vaksinimi me Pfizer i fëmijëve 5-11 vjeç, prindërit aplikojnë online

15 Dhjetor 2021, 07:46 Nga DOSJA
Nis në Greqi vaksinimi me Pfizer i fëmijëve 5-11 vjeç,

GREQI – Nis sot në Greqi vaksinimi i fëmijëve 5-11 vjeç me vaksinën Pfizer / BioNTec. Janë të shumtë prindërit, të cilët kanë aplikuar në platformën online emvolio.gov.gr dhe kanë lënë oraret e vaksinimit të fëmijëve të tyre kundër Covid-19, që deri ditën e djeshme ka arritur në 31 mijë.

Vaksina e siguruar nga kompania Pfizer përmban 1/3 e dozës së antigjenit për të rriturit dhe regjimi i përdorur është dy doza me një interval prej 21 ditësh. Në rast se një fëmijë sëmuret, vaksina bëhet pas tre muajsh.

Për sa i përket efekteve anësore, siç tregohet pas 11 milionë dozave në mbarë botën, ato janë analoge me vaksinat standarde. Kjo është, një temperaturë e lehtë ose një reagim lokal në vendin e injektimit.

Sipas eskpertëve vendas, vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç do të reduktojë përhapjen e virusit në mjedis, duke mbrojtur në mënyrë indirekte personat vulnerabël rreth tyre, ndërsa rritja e numrit të të vaksinuarve kontribuon ndjeshëm në reduktimin e mutacioneve të virusit. Shkencëtarët thonë se dimri është koha më e keqe për përhapjen e virusit, ndaj prindërit “nuk duhet të vonojnë imunizimin e fëmijëve të tyre”.

Marrë nga cnn.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota greqi pfizer/biontech vaksinimi i femijeve greqi pfizer/biontech vaksinimi i femijeve

Sondazh

Poll