Aktualitet

KPK i jep ‘dritën jeshile’, Matilda Llangozi konfirmohet në detyrë si gjyqtare

14 Dhjetor 2021, 16:48 Nga DOSJA
KPK i jep ‘dritën jeshile’, Matilda Llangozi konfirmohet

TIRANË- Gjyqtarja pranë Gjykatës Beratit, Matilda Llangozi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mësohet se gjatë seancës dëgjimore të datës 10 dhjetor, gjyqtarja Llangozi është përballur me pyetje për pasaktësi në deklarimet e pasurisë, por siç u relatua i ishte kaluar barrë prove vetëm për një bilanc negativ prej rreth 270 mijë lekësh.

Ndaj gjyqtares u lexua edhe një raport negativ prej DSIK-së, por u rrëzua nga vetë KPK-ja si i pabazuar në prova. Gjyqtarja në seancë tha se vlerësonte hetimin e Komisionit dhe u ndal shkurt në për disa sqarime mbi pasurinë, ndërkohë që raportin e DSIK-së e cilësoi si tendecioz.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Roland Ilia dhe Etleda Çiftja anëtare.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet etleda çiftja firdes shuli komisioni i pavarur i kualifikimit matilda llangozi roland ilia etleda çiftja firdes shuli komisioni i pavarur i kualifikimit matilda llangozi roland ilia

Sondazh

Poll