Bota

Refuzuan vaksinimin/ Forcat Ajrore të SHBA-së pushojnë nga puna 27 persona

14 Dhjetor 2021, 10:11 Nga DOSJA
Refuzuan vaksinimin/ Forcat Ajrore të SHBA-së pushojnë nga puna

SHBA- Në SHBA 27 pjesëtarë të forcave ajrore janë pushuar nga puna, pasi refuzuan vaksinimin. Mediat e huaja shkruajnë se Forcat Ajrore me shkarkimin e 27 personave, tregojnë se këta janë vetëm anëtarët e parë të shërbimit që hiqen për mosbindje ndaj vaksinimit.

Pjesëtarët e këtyre forcave kishin afat deri më 2 nëntor për t’u vaksinuar, por mijëra prej tyre kanë refuzuar ose kanë kërkuar që për ta të bëhet përjashtim nga rregullat. Zëdhënësja e forcave ajrore, Ann Stefanek, tha të hënën se këta janë pjesëtarët e parë që shkarkohen për arsyet që e përfshijnë vaksinën.

Pentagoni në fillim të këtij viti kërkoi vaksinën për të gjithë anëtarët e ushtrisë, duke përfshirë Gardën Kombëtare dhe Rezervat. Secili prej shërbimeve caktoi afatet dhe procedurat e veta.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 27 persona pushohen nga puna ann stefanek forcat ajrore ne shba vaksinimi 27 persona pushohen nga puna ann stefanek forcat ajrore ne shba vaksinimi

Sondazh

Poll