Politike

Yuri Kim ‘huazon’ shprehjen e Bashës, futet brenda selisë së PD: Ditë e bukur sot

14 Dhjetor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Yuri Kim ‘huazon’ shprehjen e Bashës, futet brenda selisë

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka ripërsëritur ditën e sotme mesazhin e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka hyrë brenda selisë së Partisë Demokratike, Kim u shpreh se dita e sotme është e bukur dhe me diell.

‘Ditë e bukur sot, me diell’ thotë Kim teksa takon deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhin.

Mesazhi i Kim është i njëjtë me atë të Bashës i cili e tha ditën e djeshme sapo u fut brenda selisë së PD-së.

‘Ditë e bukur sot, me diell dhe me bukur do bëhet‘- tha ditën e djeshme Basha.

Mirëpo dita e djeshme nuk rezultoi dhe aq e bukur për Bashën dhe mbështetësit e tij.

Po çfarë ndodhi dje në PD?

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha yuri kim lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll