Politike

‘Skenën e 11 dhjetorit e solli burri i Gjylametit’, deputetja-Bashës:Shihemi në gjyq

14 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
‘Skenën e 11 dhjetorit e solli burri i Gjylametit’,

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti do ta dërgojë në gjyq kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për deklaratën e thënë ditën e djeshme gjatë konferencës për mediat. Basha u shpreh ditën e djeshme se skena e 11 dhjetorit ka ardhur nga një kompani italiane që ka bashkëpronar burrin e deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Deputetja me anë të një reagimi bën të ditur se këtë çështje do ta dërgojë në gjykatë. Ajo shkruan se deklarata e Bashës nuk i justifikon halucinacionet dhe justifikimet e tij qesharake. Ajo i drejtohet Bashës duke i thënë se i ka rënë një siklet mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet të mashtrojë dhe të përfshijë në këtë farsë familjen e saj dhe partinë Socialiste.

Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë.‘- e mbyll reagimin e saj Gjylameti.

REAGIMI

E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist. Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtesisë si çdo herë me justifikime qesharake… Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari… Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste… Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë.

Një ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se skenari për Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetor, ish-kryeministrit Sali Berisha i ka ardhur nga një kompani italiane që ka bashkëpronar burrin e deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike blerina gjylameti lulzim basha blerina gjylameti lulzim basha

Sondazh

Poll