Sport

Roberto Baggio dhe Seria A/ Mes frymëzimit dhe dëshirës, Lewa: Ka mundësi që…

13 Dhjetor 2021, 19:39 Nga DOSJA
Roberto Baggio dhe Seria A/ Mes frymëzimit dhe dëshirës, Lewa: Ka

ITALI-“Jam shumë krenar për këtë çmim. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jap më të mirën time, këtë çmim ua dedikoj tifozëve të mi në të gjithë botën dhe gjithashtu italianëve.”
Këtë e ka thënë Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munichut, i vlerësuar si lojtari më i mirë i vitit në Golden Boy.

“Nëse do të luaj në Itali? Nuk mund të them diçka që nuk e di ende, por e di që në Itali kam një vlerësim të madh. Është e mundur, edhe sepse duke ardhur në Itali do të kisha mundësinë të përballesha me lojtarë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha”, shtoi sulmuesi polak.

Lewandowski më pas kujtoi idhullin e tij Roberto Baggio. “Isha 6 vjeç kur nisa të shikoja ndeshjet e tij, talentin e tij të madh dhe stilin e tij”, ka pranuar në intervistën pas dhënies së çmimit nga Tuttosport.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich lewandowski bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll