Bota

Nga Brukseli drejt Prishtinës me 100 fishekë në valixhe, arrestohet pasagjeri

14 Dhjetor 2021, 07:58 Nga DOSJA
Nga Brukseli drejt Prishtinës me 100 fishekë në valixhe,

BRUKSEL – Një pasagjer, i cili po udhëtonte nga Brukseli në drejtim të Prishtinës është ndaluar nga policia belge, pasi gjatë kontrollit rutinë, atij i është konstatuar një sasi e konsiderueshme fishekësh 8 mm. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana e Kosovës ka bërë me dije se për arsye të natyrës së mallit, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.

“Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë. Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës në lidhje me rastin në fjalë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dogana e kosovës fisheke ne valixhe dogana e kosovës fisheke ne valixhe

Sondazh

Poll