Bota

Elon Musk shpallet “Personi i Vitit” nga revista “Time”

14 Dhjetor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Elon Musk shpallet “Personi i Vitit” nga revista “Time”

SHBA- Revista “Time” ka shpallur drejtorin ekzekutiv të Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, si “Personin e vitit”. Mediat e huaja shkruajnë se Musk ka kaluar rivalin e garës hapësinore dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, për t’u bërë njeriu më i pasur në botë këtë vit. Gjithashtu me ‘SpaceX’ ai lëshoi në orbitë edhe raketën e parë me një ekuipazh të përbërë vetëm nga turistë, pa asnjë astronaut profesionist në bord.

“Personi i Vitit është një tregues i ndikimit dhe pak individë kanë pasur më shumë ndikim se @elonmusk mbi jetën në Tokë, dhe potencialisht jetën jashtë Tokës”, -shkruan Time.

Time prezantoi për herë të parë çmimin e saj Person i Vitit në 1927.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota elon musk jeff bezos elon musk jeff bezos

Sondazh

Poll