Bota

Nuk shkoi në shtëpi pas shkolle, babai rreh me lugë druri vajzën 14-vjeçare në Greqi

14 Dhjetor 2021, 07:30 Nga DOSJA
Nuk shkoi në shtëpi pas shkolle, babai rreh me lugë druri

GREQI – Një vajzë 14-vjeçare është sulmuar dhe dhunuar nga i ati, pasi ishte kthyer vonë në shtëpi, i cili në nerva e sipër e ka goditur atë më lugë druri në kokë dhe këmbë. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, ndërsa mësohet se e mitura, pas debatit me të atin, ka arritur të dalë nga shtëpia fshehurazi dhe pasi ka ecur disa kilometra është strehuar në një shtëpi, banorët e së cilës kanë njoftuar menjëherë policinë pasi janë njohur me ngjarjen.

Menjëherë është bërë intervistimi i vajzës, ndërsa është ndaluar i ati i saj, i cili është dërguar në Gjykatën e Autophoros. Ndaj tij rëndojnë akuzat e plagosjes me dashje dhe dhunë ndaj të miturve. Ndaj tij, gjykata vendosi që të mos i afrohet vajzës së tij dhe as banesës deri në përfundim të hetimeve dhe gjyqit.

Vajza pasi kishte mbaruar mësimin, në vend që të merrte autobusin për në shtëpi, kishte zbritur në qendër të qytezës ku banon për të bërë një shëtitje me një shoqen e saj dhe kur ishte kthyer në shtëpi kishte ndodhur dhe akti i rëndë ndaj saj. Në deklaratën e saj në polici, vajza është shprehur e trembur se i ati ka qenë agresiv me të.

Marrë nga cretalive.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota babai dhunon vajzen greqi babai dhunon vajzen greqi

Sondazh

Poll