Art&Argëtim

Dita është e shkëlqyer për të bërë paqe!Kujdes, diskutime në dashuri, horoskopi

14 Dhjetor 2021, 06:04 Nga DOSJA
Dita është e shkëlqyer për të bërë

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Vëmendje ndaj diskutimeve në dashuri. Nëse jeni të ndarë, nuk do jetë një ditë e mirë. Në punë, shumëkush ka nevojë për të kthyer faqen dhe për të ndjekur projekte të reja, të cilat mund të marrin formë vitin e ardhshëm.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dita është e shkëlqyer për të bërë paqe. Në punë, mbani mend se grindja është e kotë. Ju i urreni diskutimet e gjata dhe tashmë keni pasur shumë në fillim të dhjetorit.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri të martën është një ditë interesante ndërsa të mërkurën priten pajtime. Në punë ka disa probleme, për të zgjidhur do këtë diskutime të gjata.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri mund të filloni sërish nga e para, edhe nëse situata është paksa konfliktuale. Në punë, shmangni diskutimet e kota dhe shtoni kujdes cdo gjeje.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Për beqarët kjo është një kohë e mirë, bëni miq të rinj. Kujdes në punë, pjesa e dytë e ditës mund të jetë konfliktuale.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Dy ditët e ardhshme mund të jenë të mira, në dashuri, për të zgjidhur konfliktet. Nëse jeni në punë do të gjeni sërish dëshirën për t’i bërë gjërat, nëse përkundrazi jeni të vetëpunësuar, konfirmimet vijnë në 2022.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Mërkuri ka nisur një tranzit të veçantë, kini kujdes të mos debatoni, në dashuri, për arsye parash. Në punë mund të lindin probleme nëse nuk duroni dot një bashkëpunim apo një rol të caktuar.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna përballë dashurisë,të martën merrni gjithçka me mosbesim. Në punë, ia vlen të shikoni përreth. Kujdes nga provokimet, mund të mbërrijnë në pjesën e dytë të ditës.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Një periudhë që ndihmon për të rikuperuar emocionet pozitive, por kujdes nga një rënie të premten. Në punë, merrni kohën tuaj, nëse duhet të merrni një vendim, merreni me lehtësi.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Një ditë e favorshme për emocionet, Hëna nuk është më kundër. Në punë jeni të lodhur, por nuk mungojnë kënaqësia dhe rezultatet.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Mendoni me kujdes reagimet, Hëna është në kundërshtim me ju të martën. Diskutime të mundshme edhe për arsye të parëndësishme. Në punë, është një kohë kur mendoni për gjërat për të bërë.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të martën nuk do të mungojnë emocionet, Hëna është e favorshme dhe Venusi gjithashtu ka nisur një tranzit interesant. Nga ana tjetër, lodhje në punë, në provime kërkohet shumë durim.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

horoskopi horoskopi horoskopi horoskopi ditor horoskopi horoskopi ditor

Sondazh

Poll