Art&Argëtim

E veshur si Hirushja, JLo përkrah Ben Affleck mahnit fansat në tapetin e kuq

13 Dhjetor 2021, 13:55 Nga DOSJA
E veshur si Hirushja, JLo përkrah Ben Affleck mahnit fansat në tapetin

SHBA- Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është një film hollivudian në vetvete. Dy yjet u dashuruan përsëri në fillim të këtij viti, pasi lidhja e tyre e parë nuk funksionoi në vitin 2004, pas dy vitesh së bashku dhe një fejesE.

Sipas Yahoo, këtë javë, ata u shfaqën së bashku në tapetin e kuq për premierën e filmit të ri të Affleck, The Tender Bar. Duke u dukur më të dashur se kurrë, ata u puthën dhe u përqafuan për kamerat gjatë rrugës për të parë filmin me regji të George Clooney, në të cilin Affleck portretizon xhaxhain e një djali pa baba.

JLo kishte veshur një fustan të tejdukshëm në ngjyrë blu, ndërsa Affleck dukej elegante me kravatë të zezë.

Gjatë vitit të kaluar, çifti janë shfaqur rregullisht në tapetin e kuq së bashku, por kanë qëndruar të heshtur për marrëdhënien e tyre e nuk kanë preferuar të japin shumë detaje.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri aktori ben affleck jennifer lopez rikthimi te ishi jlo aktori ben affleck jennifer lopez rikthimi te ishi jlo

Sondazh

Poll