Art&Argëtim

Greta Koçi e konfirmon: Jam martuar e jetoj në Austri! Fëmijë? Plan i afërt

13 Dhjetor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Greta Koçi e konfirmon: Jam martuar e jetoj në Austri!

TIRANË- Këngëtarja Greta Koçi ka konfirmuar zërat se është martuar. Në një intervistë për emisionin ‘Abc e Pasdites’ në Abc News, Koçi tha se jeton me bashkëshortin në Austri.

“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Po e them vetëm tek ty. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri. Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar,” tha ajo.

Ajo gjithashtu u shpreh se ka në plan të afërt që të krijojë familje.

“Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur,” tha këngëtarja.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz greta koci greta koci

Sondazh

Poll