Art&Argëtim

Dua Lipa shënon rekordin e ri /E vetmja artiste me 2 albume në historinë e ‘Spotify’

13 Dhjetor 2021, 13:30 Nga DOSJA
Dua Lipa shënon rekordin e ri /E vetmja artiste me 2 albume në

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në karierën e saj. Me anë të një postimi në Instagram Dua tregon se është renditur në krye të disa klasifikimeve botërore me albumin e saj të fundit “Future Nostalgia’. 

Dy albumet e artistes së famshme qëndrojnë në 10-shën e albumeve më të transmetuara në historinë e platformës Spotify. Kjo e bën Duan të vetmen artiste femër që ka dy albume në “Top 10” të Spotify. Spotify është një platformë muzikore, e cila përmban statistika të ndryshme dhe të dhëna për artistët e njohur jo vetëm ndërkombëtar.

“Dua Lipa është artistja e vetme femër që ka 2 albume brenda “Top 10” albumeve më të transmetuara në historinë e Spotify!”,– shkruhet në postim.

26 vjeçarja së fundmi ka anuluar dy konerte të fundvitit, kjo për shkak të problemeve që ajo ka pasur me laringun e saj.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz albumi i dua lipes dua lipa albumi i dua lipes dua lipa

Sondazh

Poll