Politike

Paloka tregon bisedën me Bashën: S’jam i çmendur të futem në votëbesim me Berishën

13 Dhjetor 2021, 21:44 Nga DOSJA
Paloka tregon bisedën me Bashën: S’jam i çmendur të

TIRANË – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka zbuloi një bisedë të kryer kohë më pare me kreun aktual të PD-së Lulzim Bashën. Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”, Paloka u shpreh se i ka kërkuar Bashës që të testojë lidershipin e tij në votëbesim në mënyrë që të ishte transparent me demokratët.

Por, sipas Palokës, Basha i tha se nuk ishte i çmendur për të sfiduar Berishën në votëbesim.

“Ia kam thënë në zyrë: ‘Zotëri ke një mënyrë dalje, votëbesimi. Mos e lejo Berishën të të vërë para. Futu në votëbesim, ke procedurën në dorë vetë dhe del faqebardhë para demokratëve’. Iu tha kur bëra aktin mendova se bëra mirë. Më tha nuk jam i çmendur të futem në votëbesim me Berishën!”, deklaroi Paloka.

Ditën e djeshme, Këshilli Kombëtar i PD-së shkarkoi Palokën nga posti i Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së si dhe të disa anëtarëve të tjerë të kryesisë së Partisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka keshilli kombetar i pd edi paloka keshilli kombetar i pd

Sondazh

Poll