Politike

‘Më kërcënohen vajzat’/ Berisha-Bashës: Është i sëmurë, s’më ka shkuar mendja kurrë

13 Dhjetor 2021, 20:57 Nga DOSJA
‘Më kërcënohen vajzat’/ Berisha-Bashës:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka raportuar pranë ambasadorëve të huaj në Shqipëri, se i rrezikohet jeta e vajzave nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kështu ka raportuar sot gazetari Çim Peka, duke pyetur për vërtetësinë e këtij informacioni vetë Berishën. Ky i fundit ka treguar se nuk e ka menduar asnjëherë diçka të tillë, madje shtoi se edhe e ka këshilluar Bashën në raste të ngjashme.

PJESË NGA BISEDA:

Çim Peka: Gazetarët të rëndësishëm në Tiranë më kanë informuar se Basha ka informuar ambasadorë se i kërcënohen vajzat me jetë prej Sali Berishës.

Lulzim Basha: E kam marrë vesh një gjë të tillë. Kjo është akuza e parë në jetën time që dëgjoj të kësaj natyre. Gjatë fushatës më merr në telefon dhe më thotë që më kërcënuan. Po je në politikë kërcënimet do i presim. I them mos na u fut në këto punë se na dëmton. Më thonë që ka thënë një gjë të tillë. Është i sëmurë se nuk më ka shkuar mendja kurrë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll