Politike

VD-Basha: Amerika ia tha troç Berishës, me ty kjo parti merr fund!

13 Dhjetor 2021, 16:38 Nga DOSJA
VD-Basha: Amerika ia tha troç Berishës, me ty kjo parti merr fund!

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha po zvendëson telenovelart turke. Gjatë deklaratës që po mban pas përfundimit të mbledhjes së grupit të punës për zgjedhjet e brendshme në PD, Basha ka theksuar se SHBA-ja ja ka bërë të qartë Berishës dhe të gjithëve se me të merr fund dhe Partia Demokratike.


“Berisha ka zëvendësuar telenovelat turke. Më thonë, se unë vetë nuk i shoh, që i çlirojnë nga stresi, i çojnë në një botë tjetër paralele. Kurse ky i streson njerëzit, i ka dhënë gjendje ankthi. Njerëz që janë në grup parlamentar dhe nuk merren me punën, por kërcënojnë njerëzit. Ky është minimi i demokracisë. Kur nuk përfill Kushtetutën e partisë tënde, se ta tha SHBA se me ty kjo parti merr fund. Ia tha troç Amerika. Kjo tregon që do ta marrë partinë peng,” tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Lulzim Basha konferencë për mediat

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll